Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtarëve të VV-së në KQZ kundër certifikimit të “Listës Serbe”

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 13:01
Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtarëve të VV-së në KQZ kundër certifikimit të “Listës Serbe”

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit, kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale .

“Hedhet poshtë si e palejuar ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, me vendbanim në Prishtinë, të dy anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025”, thuhet në vendim.

Supremja konstaton se s’ka kurrfarë baze ligjore që ia mundëson një anëtari të KQZ që personalisht të ankohet në Supreme për një vendim të institucionet ku vetë punon.

“Andaj, meqenëse nuk ka asnjë bazë ligjore që e lejon apo i jep të drejtë një anëtar individual të KQZ-së, që në cilësinë e anëtarit të jetë palë në procedurë gjyqësore në rastet kur eventualisht atakohen vendimet e KQZ-së, si institucion, atëherë Gjykata Supreme konstatoi se ankesa e parashtruar nga ankuesit, është e palejuar. Si rezultat i kësaj, edhe kolegji i kësaj gjykate nuk është lëshuar në shqyrtimin meritor të çështjes së ngritur me ankesë nga ankuesit”, thuhet në vendim.

Më shumë nga Lajme

  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait
  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet
  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë
  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë
  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik