Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata Speciale me njoftim: Ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 07:49
Gjykata Speciale me njoftim: Ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Seanca e radhës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë, pritet të mbahet më 27 tetor 2025.

Në konferencën javore që organizohet nga kjo Gjykatë, zëdhënësi i saj, Michael Doyle tregoi se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është publikuar versioni i redaktuar i dosjes së procedurës paraprake të Prokurorisë gjatë javës së kaluar.

“Bazuar në këto incizime dhe prova të tjera në dosjen paraprake, Prokuroria pretendon se gjatë këtyre vizitave personale në objektin e paraburgimit, z. Thaçi “në mënyrë të përsëritur, të qëllimshme dhe të paligjshme nxori informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të ZPS-së, me vetëdije zbuloi identitetet dhe provat e tyre në shkelje të urdhrave të gjykatës, dhe dha udhëzime konkrete si duhet të dëshmonin dëshmitarët…”, tha Doyle.

Ai shtoi se Dosja përshkruan gjithashtu pretendime dhe prova që do të paraqiten lidhur me rolin që luajtën katër të akuzuarit e tjerë në këtë çështje gjyqësore.

Zëdhënësi theksoi se pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ndër tjera, ai tregoi edhe për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Gjykata SpecialeIsh-krerët e UÇK-së

Më shumë nga Lajme

  • 09:29“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje
  • 09:25Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi
  • 09:24Musliu e quan hap të rëndësishëm veprimin e Qeverisë për Specialen: Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë
  • 09:19Ministri kroat paralajmëron Serbinë: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv, Kosovën e kemi aleate
  • 08:46Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro