Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sladan Trajkoviq, duke e dënuar me 10 vjet burim.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sladan Trajkoviq, të cilin e akuzonte për krime lufte kundër popullatës civile.

Slagjan Trajkoviq u akuzua nga prokuroria se në periudhën kohore 1998-1999, në fshatin Reznik dhe fshatrat përreth të Komunës së Vushtrrisë, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestime, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të mijëra civilëve shqiptarë.