Gjykata Themelore në Pejë, ka hedhur poshtë ankesën e kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili pretendoi se kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi, ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian.

Sipas lëndës së siguruar nga GazetaDemos, Prokurori i Shtetit konsideron se në rastin konkret nuk ka gjetje të asnjë prove, direkte apo indirekte, materiale apo personale, për shkeljet e pretenduara.

“Pra, nuk është vërtetuar se i njëjti ka keqpërdorur varësinë ekonomike dhe profesionale të votuesit në mënyrë që të ndikojë ose detyrojë votuesin në rastin konkret Benis Zeqirin dhe Rragman Metajn, që të votojnë në mënyrë të caktuar për partinë IRDK dhe kandidatin Avdyl Berisha, apo ndonjë vepër tjetër pendale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare” , thuhet ndër tjera.