Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e Apelit ndryshon pjesërisht vendimin mbi dënimin për njërin nga të akuzuarit në rastin “Cobra City”

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 15:51
Gjykata e Apelit ndryshon pjesërisht vendimin mbi dënimin për njërin nga të akuzuarit në rastin “Cobra City”

Gjykata e Apelit e Kosovës, me aktgjykimin APS.nr.7/2026 të datës 30.03.2026, me aprovimin e pjesshëm të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit R.S., avokatit R.S., ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.23/2024 të datës 14.11.2025, vetëm përkitazi me vendimin mbi dënimin për veprën penale manipulimi me prova nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, ashtu që për këtë vepër penale të njëjtit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, ndërsa për tri veprat penale për të cilat është shpallur fajtor të akuzuarit R.S, i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve.

Ndërsa, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve D.H., avokatëve F.L. dhe M.K.; J.B., avokatit J.R.; A.V., avokatit B.GJ.; dhe B.M., avokatit G.GJ., si dhe pjesën tjetër të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit R.S., avokatit R.S., si dhe ankesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar B.C., avokatit E.K., në raport me të akuzuarit e cekur në dispozitiv të aktgjykimit dhe për këtë pjesë e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.23/2024 të datës 14.11.2025.

Po ashtu, Gjykata e Apelit ka hedhur si të palejuar ankesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar B.C., avokatit E.K., në raport me të akuzuarin B.M.

Ndërsa me aprovimin e ankesës së përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar R.T., avokatit F.M., dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.23/2024 të datës 23.01.2026, lidhur me refuzimin e kërkesës për kthimin e sendit të sekuestruar dhe çështjen e ka kthyer gjykatës së shkallës së parë në rivendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktgjykimin e ankimuar PS.nr.23/2024 të datës 14.11.2025, e ka shpallur fajtor të akuzuarin D.H. për veprat penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, për të cilat i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 (njëzet e katër) viteve. Të akuzuarin R.S. e ka shpallur fajtor për veprat penale manipulimi me prova nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, për të cilat i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) viteve. Të akuzuarin J.B. e ka shpallur fajtor për veprat penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, për të cilat i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Të akuzuarin A.V. e ka shpallur fajtor për veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për të cilën i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ndërsa të akuzuarin B.M. e ka shpallur fajtor për veprën penale manipulimi me prova nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, për të cilën i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Gjykata e Apelit, duke shqyrtuar aktgjykimin e ankimuar sipas detyrës zyrtare në kuptim të nenit 394 të KPPK-së, ka vlerësuar se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 1 të KPPK-së, për të cilat kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare, ngase shqyrtimi gjyqësor është zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe aktgjykimi përmban arsye të qarta dhe të plota lidhur me faktet vendimtare. Sa i përket pretendimeve ankimore të mbrojtësve të të akuzuarve për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 2 nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.7 lidhur me nenin 369 të KPPK-së, si dhe shkelje të nenit 53 të KPPK-së, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se të njëjtat janë të pabazuara. Kjo për faktin se dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, konkret dhe në përputhje të plotë me arsyetimin e tij, ndërsa gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështjeje penale-juridike, duke bërë vlerësimin e provave në pajtim me nenin 361 paragrafi 1 të KPPK-së dhe duke dhënë arsye të qarta lidhur me vendin, kohën, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale nga të akuzuarit.

KOBRA

Më shumë nga Lajme

  • 15:15Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president
  • 15:05Plagoset një shqiptar i Kosovës në Tiranë
  • 15:00Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
  • 14:57Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
  • 14:56Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec