Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e Apelit i jep fund tentativës për bllokimin e pronave të blerësve me mirëbesim në Veternik

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 18:40
Gjykata e Apelit i jep fund tentativës për bllokimin e pronave të blerësve me mirëbesim në Veternik

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për vendosjen e urdhrit ndalues përfundimtar, duke u dhënë të drejtë blerësve me mirëbesim në aferën e pronave në Veternik.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati me muaj, Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore, me të cilin ishte refuzuar kërkesa për vendosjen e urdhrit ndalues përfundimtar ndaj parcelave që ndodhen në pronësi të palëve të treta dhe blerësve me mirëbesim në rastin e njohur të pronave në Veternik.

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit ka konfirmuar se urdhri ndalues përfundimtar mbetet në fuqi vetëm për parcelat që vazhdojnë të jenë në pronësi të të akuzuarve Milihat Gashi dhe Ylber Hyseni, ndërsa është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për bllokimin e parcelave që, ndërkohë, janë në pronësi të personave të tretë.

Ndër parcelat e përfshira në këtë vendim është edhe parcela nr. 10433-0, në bashkëpronësi të kompanisë ndërtuese “Lirimi & Acl” Sh.P.K., si dhe parcela nr. 10553-0, në bashkëpronësi të kompanisë ndërtuese “Miri” Sh.P.K., për të cilat Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e urdhrit ndalues.

Në arsyetimin e aktvendimit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vlerësimin e Gjykatës së shkallës së parë, duke konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për kufizimin e të drejtës së pronësisë ndaj palëve të treta, ngase parcelat për të cilat është refuzuar masa nuk figurojnë më në pronësi të personave të akuzuar dhe nuk ekzistojnë prova se pronarët aktualë kanë kryer ndonjë vepër penale ose kanë ditur se pasuria e fituar prej tyre përbënte dobi pasurore të përfituar nga vepra penale apo dhuratë të njollosur.

Me këtë vendim përfundimtar në shkallën e dytë, Gjykata e Apelit ka konfirmuar konstatimin e Gjykatës Themelore se asnjëri nga kushtet ligjore të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale nuk është përmbushur.

Procedura penale ndaj Milihat Gashit dhe Ylber Hysenit vazhdon, ndërsa vendimi i Apelit ka të bëjë ekskluzivisht me urdhrin ndalues mbi pasurinë dhe konfirmon se ai mund të zbatohet vetëm ndaj pasurive që vazhdojnë të jenë në pronësi të personave të akuzuar.

Ky vendim konsiderohet një zhvillim me rëndësi për mbrojtjen e të drejtës së pronës dhe sigurinë juridike të blerësve me mirëbesim, duke riafirmuar se kufizimi i pronës së palëve të treta nuk mund të bëhet pa bazë të qartë ligjore dhe pa prova konkrete që lidhin këto prona me veprën penale. Një vendim i tillë është marrë në përputhje të plotë me praktikën e GJEDNJ-së.

Burimi i informacionit: Shoqëria e Avokatëve: Curri & Hajdari L.L.C. (Përfaqësuesi me autorizimi i subjektit Lirimi & Acl Sh.P.K.)

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin