Një tentim vrasje ka ndodhur në Drenas, ku një person ishte plagosur në këmbë.
Rasti ka ndodhur dje, ndërkaq policia njofton se dyshohet që viktima është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është duke u trajtuar në QKUK.
I dyshuari nuk është kapur, ndërsa policia po vazhdon hetimet për rastin.
“Gllogoc / 13.10.2025 – 19:00. Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi I njejti kishte marr plage ne kembe dyshohet nga arma e zjarrit nga nje person I panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.
Viktima me pas është dërguar në QKUK për vazhdim te tretmanit mjekësor”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.