Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot do të vazhdojë turin e takimeve me qytetarë, me ndalesën e radhës në Pejë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se takimi do të mbahet në Hotel “Dukagjini”, duke filluar nga ora 19:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet, problemet dhe idetë e tyre.
“Vazhdojmë turin e takimeve të Aleancës me qytetarë! Sot jemi në Pejë për t’ju dëgjuar nga afër për shqetësimet, problemet dhe idetë tuaja për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Gjini.
Ai ka bërë të ditur se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në komunat e tjera të Kosovës.

