Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini për VV’në: Mashtrues, me para të vjedhura paguajnë zagarë që ta manipulojnë qytetarin e varfër

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 17:20
Gjini për VV’në: Mashtrues, me para të vjedhura paguajnë zagarë që ta manipulojnë qytetarin e varfër

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar rreth sulmeve ndaj mediave që i bëri sot Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit është ai që ‘’mashtron publikun çdo ditë të lume, që nuk ndalet së prodhuari lajme të rreme dhe së atakuari fjalën e lirë dhe të drejtë’’

Gjini, komentoi edhe deklaratën për ‘’thasë parash’’ të Kurtit, duke shtua se ky i fundit, siç ka thënë Gjini, ‘’mbështet njerëzit që marrin para me thasë nga Beogradi, që vjedhin me thasë përmes transaksioneve energjetike nga qytetari i varfër i Kosovë’’.

‘‘Fjalë të tij janë pikërisht veprimet e tij. I akuzon tjerët për ato që i bën vet. E vartësit e tij si lloji i Gërvalles, Haxhiut e tjerët, edhepse e dinë krejt të vërtetën, nuk skuqen aspak. Krejt të njejtë janë’’, ka shkruar Gjini mes tjerash.

Postimi:

“Një qytetar i dezinformuar nuk është i lirë, është i manipuluar. Ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, dhe po gjejnë argatin e tyre brenda vendit tonë.”Këto fjalë sot i tha njeriu që paguan eshalone manipuluesish të opinionit publik, që e mashtron publikun çdo ditë të lume, që nuk ndalet së prodhuari lajme të rreme dhe së atakuari fjalën e lirë dhe të drejtë, Albin Kurti.

“Raportimet për thasë parash janë kërcënim për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo blen ndikim, orienton narrativen, deformon perceptimin e qytetarit”,Këto fjalë i tha ai që mbështet njerëzit që marrin para me thasë nga Beogradi, që vjedhin me thasë përmes transaksioneve energjetike nga qytetari e varfër i Kosovës. E madje madje as kjo nuk iu mjafton…

I tha Albin Kurti pra!Fjalë të tij janë pikërisht veprimet e tij. I akuzon tjerët për ato që i bën vet. E vartësit e tij si lloji i Gërvalles, Haxhiut e tjerët, edhepse e dinë krejt të vërtetën, nuk skuqen aspak. Krejt të njejtë janë. Mashtrues që me para të vjedhura paguajnë zagarë që ta manipulojnë qytetarin e varfër, ta fyejnë krejt çka është e jona, e pastaj të vazhdojnë tutje ta rjepin qytetarin që mezi mbijeton.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb