Protesta, bojkot dhe greva po paralajmëron kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nëse vazhdon bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Gjini, për KosovaPress, ka thënë se situata institucionale në vend mund të përshkallëzohet, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë që reagimet politike të marrin forma të ndryshme.

Ai ka theksuar se ende nuk mund të përcaktojë se cilat do të jenë veprimet konkrete, pasi për këtë, sipas tij, nevojiten koordinim dhe konsultime me akterët politikë e shoqërorë.