Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini jep detaje për zjarrin në fabrikë: Humbje e madhe për Gjakovën

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 20:12
Gjini jep detaje për zjarrin në fabrikë: Humbje e madhe për Gjakovën

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se një pjesë e fabrikës së “Comoditës” është djegur tërësisht.

Ai ka lavdëruar edhe zjarrfikësit për punën e tyre profesionale, teksa ka thënë se djegia e fabrikës është humbje e madhe për Gjakovën e Kosovën për shkak se është punëdhënësi më i madh në Gjakovë.

Postimi i tij:

Një pjesë e fabrikës Comodita në Gjakovë është kapluar nga zjarri dhe është djegur tërësisht.

Për disa orë me zjarrëfikësit, policinë dhe zyrtarët komunal të emergjencave edhe një herë isha dëshmitar i profesionalizmit dhe vetmohimit të tyre në luftë me flakët.

Comodita është punëdhënësi më i madh në Gjakovë.

Si pjesë e Devolli group është në krye të taksapaguesve që e mbushin arkën e shtetit.

Ne momentet që digjeshin miliona investime të kompanisë së tij, qartësisht i mërzitur, Shkëlqimi i falënderonte të gjithë për mundin dhe falënderonte zotin sepse nuk kishte pësuar asnjë nga të punësuarit.

Kjo është humbje për kompaninë, për Gjakovën dhe Kosovën.

Edhe në këtë orë, zjarrëfikësit po luftojnë për ta mbrojtur një nga pjesët vitale të prodhimit që deri tash nuk është dëmtuar.

Ditët e para të këtij viti ishin të vështira për Gjakovën.

Do të punojmë në sanimin e dëmeve nga vërshimet, sa më parë.

Dhe shpresojmë që Comodita të arrijë t’i sanojë dëmet dhe ta rikthejë prodhimin.

Një falënderim edhe për zjarrëfikësit e komunave fqinje për solidaritetin dhe vetmohimin!

Gjakove

Më shumë nga Lajme

  • 17:28Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti”
  • 17:26Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?
  • 17:25Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
  • 17:24Rrustem Mustafa: Lirimi i bashkëluftëtarëve nga Haga, detyrim moral e kombëtar
  • 17:22Zogaj i Vushtrrisë do të bëhet me kishë, ceremonia e gurthemelit mblodhi dhjetëra qytetarë