Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini: AAK po dëshmon se është forca e vetme që bashkon qytetarët

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 22:43
Gjini: AAK po dëshmon se është forca e vetme që bashkon qytetarët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se AAK-ja po dëshmon në terren se mbetet forca e vetme politike që, sipas tij, arrin të bashkojë vullnetin e qytetarëve me vizionin për një Kosovë të fortë dhe me dinjitet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini ka njoftuar se aktivitetet zgjedhore të Aleancës kanë vazhduar gjatë ditës në disa qytete të Kosovës, nga Peja në Gjilan, Dardanë dhe Artanë.

Ai ka bërë të ditur se Kuvendi Zgjedhor i fundit për këtë ditë është mbajtur në Artanë, ku është zgjedhur kryesia e re e degës dhe është rikonfirmuar Ajet Avdyli në postin e kryetarit.Gjini e ka vlerësuar Avdylin si një figurë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare, duke theksuar kontributin e tij shumëvjeçar në diasporë dhe angazhimin e njohur në vendlindje.

“Ajet Avdyli është mishërim i përkushtimit për çështjen kombëtare, si në diasporë ku për dekada ka jetuar e vepruar në shërbim të komunitetit shqiptar, ashtu edhe në vendlindje, ku angazhimi i tij është i njohur dhe i vlerësuar”, ka shkruar Gjini.Sipas tij, me struktura të tilla, AAK-ja në Artanë mbetet e konsoliduar dhe e gatshme për sfidat politike që e presin në periudhën e ardhshme.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK
  • 17:35Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia
  • 17:33Po bënte foto te ujëvara, 20-vjeçari rrëzohet nga 54 metra dhe humb jetën
  • 17:29Qytetari i "bie" pishman i kërkon falje asamblistes së PDK-së: Ndonjëherë njeri po është me 100 mijë probleme....
  • 17:22Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë