Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 10:09
Gjilani nis fushatën e korrje-shirjeve të mbi 3 mijë hektarëve me grurë

Këtë vit, në territorin e kësaj komune janë mbjellë mbi 3,100 hektarë me grurë dhe 100 hektarë me elb, ndërsa në terren po operojnë rreth 50 autokombajna, të cilat pritet të realizojnë me sukses procesin e korrjes.

Për të parë nga afër nisjen e fushatës, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.

Kryetari Hyseni theksoi rëndësinë e kësaj periudhe për komunitetin dhe ekonominë vendore, duke e quajtur fushatën një përpjekje të përbashkët për “bukën e sofrës”.

“Fermerët tanë janë gati, rendimentet janë të mira dhe bashkë po i japim forcë bujqësisë sonë. Faleminderit për çdo kontribut – nga fusha deri te sofrat tona”, u shpreh Hyseni.

Nga ana tjetër, drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, njoftoi se përgatitjet teknike dhe logjistike janë bërë me kohë, duke krijuar kushte të mira për zhvillimin e fushatës pa pengesa.

Ai bëri të ditur se mbi 1,130 fermerë janë mbështetur për mbjelljet me grurë, përmes sigurimit të farës dhe plehrave artificialë.

“Përkrahja e fermerëve do të vazhdojë edhe më tej. Sivjet priten rendimente dhe cilësi shumë e lartë e grurit. Uroj që fushata të përmbyllet me kohë dhe pa probleme,” deklaroi Isufi.

Autoritetet komunale vlerësojnë se angazhimi i përbashkët i fermerëve dhe institucioneve është kyç për një fushatë të suksesshme dhe siguri ushqimore për komunitetin.

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini
  • 22:06Haradinaj uron Kushtrimin dhe Aurorën për martesën: Shumë fat e lumturi
  • 22:04Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në -1 gradë
  • 22:04Vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit
  • 21:45“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!