Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjilan: 21 persona të kërkuar nga drejtësia bien në pranga gjatë tre muajve të fundit

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 13:34
Gjilan: 21 persona të kërkuar nga drejtësia bien në pranga gjatë tre muajve të fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thotë se ka arrestuar 21 persona të shpallur në kërkim, në kuadër të një task force të veçantë të krijuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë periudhës 13 maj – 13 gusht 2025, në bazë të veprimeve operative të planifikuara dhe të koordinuara në terren, janë realizuar disa operacione të suksesshme, të cilat kanë çuar në lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga gjykatat kompetente.

Të arrestuarit ishin të dënuar me masa burgimi nga 1 deri në 5 vjet e 6 muaj, për një sërë veprash penale, përfshirë: vrasje në tentativë, trafikim me njerëz, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç, si dhe vjedhje të rëndomta e të rënda.

“Pas përfundimit së procedurave ligjore, të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit”, thotë policia.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 09:40Hysni Gucati para kuvendit: Nëse s’votohet ligji do të eskalojë situata
  • 09:35Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin
  • 09:32“Presioni” rritet para Kuvendit, veteranët i bashkohen protestës
  • 09:27Seanca nuk ka nisur, pak deputetë në sallën e Kuvendit
  • 09:17LDK-ja s`mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku u votua projektligji për Specialen