Një nxënëse nga Prizreni ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar atë në polici.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 20:45. Kuleta është gjetur në rrugën “Ekrem Rexha” nga nxënësja O.T., e lindur në vitin 2011, e cila, së bashku me prindin e saj, e ka dërguar menjëherë në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.
Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale të pronarit. Policia, përmes dokumenteve identifikuese, ka arritur ta kontaktojë pronarin, i cili është paraqitur në stacion dhe e ka marrë kuletën.
