Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjermani, gara ilegale me vetura përfundon në aksident të rëndë

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 08:42
Gjermani, gara ilegale me vetura përfundon në aksident të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00 në autostradën A8 në Gjermani, pasi një 23-vjeçar dyshohet se humbi kontrollin mbi një Mercedes-AMG të modifikuar dhe u përplas me dy automjete të tjera.

Policia gjermane dyshon se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një gare ilegale me makina.

Në lidhje me rastin janë identifikuar edhe dy drejtues të tjerë, njëri me Lamborghini dhe tjetri me Porsche, të cilët dyshohet se ishin pjesë e garës.

Sipas policisë, drejtuesi 22-vjeçar i Lamborghini-t, i cili po udhëtonte pas Mercedesit, pësoi dëmtim të një gome pasi kaloi mbi mbetjet e aksidentit.

 Ai vazhdoi rrugën deri në një pikë karburanti, ku dyshohet se u filmua duke tentuar ta riparonte përkohësisht automjetin, para se të largohej. Më vonë policia arriti ta identifikonte, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë, edhe drejtuesi 20-vjeçar i Porsche-s është identifikuar nga autoritetet gjermane.

 Policia, në koordinim me Prokurorinë e Saarbrückenit, ka sekuestruar tre automjetet e përfshira në rast.

Aksidenti la pas një fushë të madhe me mbetje në autostradë, ndërsa gjurmët e gomave dhe pjesët e automjeteve u shpërndanë në një gjatësi prej më shumë se 100 metrash.

 Dy drejtuesit e automjeteve të goditura, 62 dhe 63 vjeç, pësuan lëndime të lehta.

Autostrada A8 mbeti e mbyllur në të dyja drejtimet deri pak pas mesnatës. Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve apo personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga gara e dyshuar ilegale, të paraqiten për të dhënë informacion.

 

ilegalegjermanigara

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Dita e shpalljes së gjykimit, ambasada e SHBA’së lëshon një alarm për protesta
  • 10:54Më 16 shtator vendoset fati i katërshes së UÇK-së, këta janë gjyqtarët
  • 10:53Rritet çmimi i naftës në tregjet globale
  • 10:52Kurti i quan dy palë zgjedhje të paarsyeshme: Rezultati nuk ndryshoi
  • 10:48Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve