Inspektorati Sanitar pas inspektimit në Kampin e Policisë “Enver Zymeri” përmes një raporti, ka konfimuar raportimet e mediave.
Sipas gjetjeve, aty ka mangësi në aspektin vizual, kabinat janë në gjendje jo të mirë, instalimet dhe pajisjet janë të dëmtuara ose gjysmë funksionale.
Raporti përfundimtar i Inspektoratit Sanitar pas inspektimeve në kampin e Njësive Speciale “Enver Zymeri”, të cilin e ka siguruar VOX Kosova, ka dëshmuar se gjendja brenda kampit është akoma më e rëndë seç ishte prezantuar fillimisht në raportimet e mediumit.
Mangësi në aspektin vizual në objekt. Nyejt sanitare dhe kabinat në gjendje jo të mirë. Me dëmtime dhe mungesë të mirëmbajtjes. Higjiena e përgjithshme jo në nivelin e duhur. Instalimet dhe pajisjet të dëmtuara ose gjysmë funksionale. Ventilimi dhe ndriçimi në nivel jo të kënaqshëm. S’ka mjete higjienike për mirëmbajtje dhe pastrim. Këto janë vetëm disa nga gjetjet për gjendjen e tmerrshme në kampin e specialëve të dokumentuara nga ekipi inspektues i Inspektoratit Sanitar, të cilët vizituan kampin pas raportimeve të VOX Kosovës.
Raportime që u mohuan fillimisht nga Policia, por që tash dëshmohen edhe nga institucionet e shtetit me raport përfundimtar.
