Një person i raportuar si i zhdukur është gjetur sot në zonën e Deçanit, pas disa javësh kërkime dhe veprimesh hetimore nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit policor, më 28 prill 2026 në Stacionin Policor në Leposaviq ishte raportuar zhdukja e personit me inicialet M.S. (1990) nga familjarët e tij, shkruan Gazeta Demos.
Familja kishte deklaruar se ai kishte pasur herë pas here probleme psikike dhe se kontakti i fundit me të kishte qenë në Serbi, ku kishte thënë se do të kthehej në Kosovë.
Pas raportimit, Policia kishte njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare, ndërsa nga verifikimet ishte konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë më 28 prill.
