Policia e Kosovës (PK) njofton se janë gjetur mjete të dyshimta gjatë punimeve në një rrugë në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, janë hasur mjete të pashpërthyera përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore e uniforma ushtarake, që dyshohet se i përkasin periudhës së luftës.

“Gjilan / 26.08.2026 – 10:40. Është raportuar se gjatë punimeve ne rruge, janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës. Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident”, njofton Policia.