Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjashtë nxënës nga Kosova në programin EAGLE 2026 të Departamentit të Shtetit të SHBA-së

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 12:26
Gjashtë nxënës nga Kosova në programin EAGLE 2026 të Departamentit të Shtetit të SHBA-së

Gjashtë nxënës nga Kosova, të shoqëruar nga mentorja Ariana Gerqari, morën pjesë në programin prestigjioz EAGLE 2026 (Excellence in AI and Global Leadership), një program i Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i zbatuar nga Legacy International.

Përfaqësuesit nga Kosova ishin:

-Mat Baruti;

-Art Qorraj;

-Ardisa Hamiti;

-Leart Obertinca;

-Rigon Haxhijaj;

-Rrita Canolli.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, nxënësit zhvilluan aktivitete intensive edukative, kulturore dhe të lidershipit në Seattle dhe Washington, D.C. Ata morën pjesë në trajnime dhe vizita studimore në kompani lider botërorë të teknologjisë si Google, Amazon dhe Microsoft, ku u njohën nga afër me zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale, inovacion dhe teknologji.

Programi përfshiu gjithashtu vizitën në Byronë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me programet amerikane të shkëmbimit arsimor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një pjesë e rëndësishme e programit ishte edhe qëndrimi pranë familjeve pritëse amerikane, duke u dhënë nxënësve mundësinë të përjetonin nga afër kulturën, jetën e përditshme dhe mikpritjen amerikane, si dhe të krijonin miqësi dhe lidhje që pritet të zgjasin edhe në të ardhmen.

Programi EAGLE 2026 mblodhi së bashku të rinj nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, me synimin për të zhvilluar aftësitë e tyre në lidership, komunikim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore.

Pjesëmarrja e nxënësve nga Kosova në këtë program përfaqëson një arritje të rëndësishme dhe një mundësi të jashtëzakonshme për të përfaqësuar vendin në një program ndërkombëtar të mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Gjatë programit, aktivitetet e pjesëmarrësve u pasqyruan edhe në kanalet zyrtare të Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA), duke vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe angazhimin e të rinjve në këtë iniciativë, transmeton Klankosova.tv.

“Në përfundim, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Departamentin e Shtetit, Byronë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA), Legacy International, American Councils Kosova, organizatorët, mentorët, familjet pritëse dhe të gjithë partnerët që bënë të mundur këtë përvojë të jashtëzakonshme për të rinjtë nga Kosova”.

“Besojmë se kjo eksperiencë do të mbetet një kujtim i paharrueshëm dhe një investim i çmuar në rrugëtimin personal, akademik dhe profesional të secilit prej pjesëmarrësve”.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë