Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 14:18
Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të dielën, pranoi gjashtë ankesa. Ankesat kishin të bënin kryesisht për shkeljet në ditën e votimit.

“Lidhur me pyetjen tuaj rreth numrit të ankesave që lidhen me shkeljet konkretisht në ditën e votimit ju njoftojmë se janë pranuar 6 ankesa qe kanë të bëjnë kryesisht me shkeljet në ditën e votimit”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së për Kohën.

Në faqen e PZAP-së figurojnë gjashtë ankesa të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 dhjetor, ndërsa një ankesë e ka dorëzuar AAK-ja sot.

Dy ankesa i bëri në Prishtinë ndaj LDK-së për “përdorim të pasurisë publike dhe shfrytëzimit të pozitës publike me qëllim të përfitimit të votave”. Dy ankesa i bëri ndaj AAK-së për thyerje të heshtjes zgjedhore. Një ankesë ndaj LDK-së në Podujevë për vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike dhe një ndaj Lista Sërpskas për thyerje të heshtjes zgjedhore.

E të hënën AAK-ja ka dorëzuar një ankesë ndaj Vetëvendosjes për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Më shumë nga Lajme

  • 21:04Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen
  • 20:59Nisen të vendosen tendat, protestuesit do kalojnë natën në sheshin “Ibrahim Rugova”
  • 20:52Në Ludwigsburg të Gjermanisë organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së
  • 20:36Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit
  • 20:19Shqyrtimi i parë i projektligjit për Specialen, Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme