Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjakovë: Dy persona prezantohen rrejshëm si policë, i kërkojnë qytetarëve të bëjnë pagesa 1 mijë euro

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 14:33
Gjakovë: Dy persona prezantohen rrejshëm si policë, i kërkojnë qytetarëve të bëjnë pagesa 1 mijë euro

Në stacionin policor në Gjakovë, në dy raste të ndara kanë raportuar se persona të panjohur i kanë kontaktuar përmes telefonit duke i prezantuar si policë, e të njëjtit duke ju kërkuar të bëjnë pagesa prej 1 mijë euro .

Policia njofton se të dyshuarit ju kanë dhënë pretekste të ndryshme rreth kësaj pagese.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet si “Prezantim i rrejshëm si person zyrtarë” dhe rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komunikata:

Raste të mashtrimit përmes prezantimit të rremë si zyrtar policor

Gjakovë, 20 gusht 2025

Më datë 19.08.2025, në Stacionin Policor në Gjakovë janë raportuar dy raste të ndara, ku persona të panjohur kanë kontaktuar qytetarë përmes telefonit duke u prezantuar rrejshëm si zyrtarë policorë. Në të dyja rastet, personat e dyshuar kanë kërkuar nga dy viktimat e këtyre rasteve që të paguajnë shumën prej 1000 (njëmijë) euro, me pretekste të ndryshme.

Në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet si “Prezantim i rrejshëm si person zyrtarë” dhe rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse policore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Nëse qytetarët pranojnë telefonata të tilla apo tentativa të ngjashme, menjëherë të lajmërojnë policinë përmes numrit 192, ose të përdorin aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Më shumë nga Lajme

  • 16:43Musliu reagon pas identifikimit të mbetjeve të dy të zhdukurve nga lufta
  • 16:35Fillon rritja e çmimit të linjave të autobusëve
  • 15:54Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit
  • 15:53Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite
  • 15:42“Nga sot e tutje, ASNJË TOLERIM!” – Kushtrim Shkodra i raporton në Polici ata që fyen UÇK-në dhe krerët e saj