Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla thekson bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale si prioritete kyçe të Kosovës

GD
Gazeta Demos23 janar 2026 në 16:58
Gërvalla thekson bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale si prioritete kyçe të Kosovës

Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, ku së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor po shkëmbehen pikëpamje mbi çështje me interes të përbashkët.

Në këtë forum, ajo theksoi se bashkëpunimi dhe siguria rajonale përbëjnë shtyllën themelore të politikës së jashtme të Kosovës dhe janë parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gërvalla vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm si një domosdoshmëri strategjike.

“Bashkëpunimi me Turqinë, sidomos në fushën e mbrojtjes, është strategjik, transparent dhe i orientuar drejt paqes; ai synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kontributit në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse” tha ajo.

Derisa ka vlerësuar rolin e Platformës së Paqes për Ballkanin, si forum që dëshmon se sfidat e sigurisë duhet të adresohen përmes dialogut dhe diplomacisë, ajo theksoi se “Kosova e përcjell këtë mesazh në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar, duke u angazhuar për barazi, paqe dhe siguri të qëndrueshme”.

Atje, Gërvalla rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për bashkëpunim gjithëpërfshirës, forcim të stabilitetit rajonal dhe avancim të dialogut si instrument strategjik për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Më shumë nga Lajme

  • 12:50Kapet me 691 fishekzjarre në Morinë, arrestohet 36-vjeçari nga Prishtina
  • 12:49DnV kritikon Haxhiun: E ka lënë KQZ-në me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë
  • 12:16Dy konsumatorë në Hajvali shkëputen nga ujësjellësi, borxhet arrijnë në rreth 14 mijë euro
  • 11:56Presidenti i bën sërish bashkë, Kurti e Abdixhiku aktualisht në takim
  • 11:56“E rrahu për vdekje e më pas e mbuloi me batanije të vdekur” – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj djalit që vrau nënën e tij në Restelicë të Dragashit