Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla takohet me homologun e saj në Stamboll: Riafirmojmë orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik

GD
Gazeta Demos23 janar 2026 në 12:11
Gërvalla takohet me homologun e saj në Stamboll: Riafirmojmë orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik

Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Republikës së Kosovës, mbetet një partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, k ështu ka thënë ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Gërvalla bëri të ditur se me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, në Stamboll kanë zhvillua një takim bilateral në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin.

“Gjatë takimit me Ministrin Fidan theksova se Republika e Kosovës, përmes angazhimit të saj në këtë platformë, riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin ndaj paqes së qëndrueshme, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Po ashtu, vura në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt”, ka shkruar ajo.

Tutje ministrja në detyrë u shpreh se: “Falënderova Ministrin Fidan për ftesën dhe mikpritjen, duke ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe rolin e saj në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Donika GërvallaHakan Fidan

Më shumë nga Lajme

  • 17:10Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane
  • 17:09Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës, ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta siç po shihet
  • 17:07“Një heroinë e panjohur” – Buzhala tregon historinë tronditëse të nënës Kumri: I vranë para syve 7 vëllezër dhe djalin
  • 16:57Vdes Muhamet Tafilaj, ish-kryetar i Këshillit Komunal për Financim në Deçan
  • 16:45Këmbësorja me foshnjën 3-muajshe në krahë përplaset nga një veturë në Vlorë, kjo është gjendja e tyre