Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla: Qasja jonë ndaj korrupsionit nuk njeh tolerancë

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 17:51
Gërvalla: Qasja jonë ndaj korrupsionit nuk njeh tolerancë

Qasja jonë ndaj korrupsionit nuk njeh tolerancë.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla pas vizitës që zhvilloi në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas Gërvallës, parandalimi i korrupsionit dhe luftimi i tij, në të gjitha format e tij, është zotim çdoditshëm, absolut dhe i pakompromis.

Postimi i plotë:

Qasja jonë ndaj korrupsionit nuk njeh tolerancë. Parandalimi i korrupsionit dhe luftimi i tij, në të gjitha format e tij, është zotim i yni i çdoditshëm, absolut dhe i pakompromis.

Gjatë ditës vizitova Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe me drejtorin, z. Yll Buleshkaj dhe ekipin e tij, diskutuam mënyrat për të forcuar transparencën, integritetin dhe llogaridhënien në institucionet publike.

Çdo mekanizëm parandalues dhe çdo hap ligjor që ndërmarrim ka një qëllim të vetëm e të qartë, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe llogaridhënie për abuzuesit.

Njëkohësisht, zbatimi i rreptë, me guxim e vendoshmëri i legjislacionit mbetet çelësi për një sistem publik të fortë dhe me llogaridhënie.

Folëm gjithashtu për mundësinë e avancimit të kornizës ligjore, normimin e standardizuar dhe profesional të Konfliktit të Interesit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, përfshirë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativa ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Nënshkrimi dhe ratifikimi i Traktatit Rajonal për Shkëmbimin e të Dhënave, njëra ndër temat e diskutimit, do të mundësojë verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë jashtë vendit, duke rritur transparencën dhe përgjegjësinë në nivel ndërkufitar.

Ministria e Drejtësisë bashkëpunon ngushtë me të gjitha institucionet që janë pjesë e reformës në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dhe ky bashkëpunim në vazhdimësi do të thellohet në të ardhmen.

Si Ministre e Drejtësisë, mbetem e vendosur që parandalimi i korrupsionit dhe luftimi i tij në çdo formë të shfaqjes së tij të jetë i pakompromis. Qytetarët e Republikës sonë duhet të kenë institucione të besueshme, transparente dhe të forta, që nuk i tolerojnë shkeljet e ligjit dhe shkelësit, dhe një shtet ku sundimi i ligjit nuk është vetëm parim, por praktikë e përditshme e secilit prej nesh

MPJD

Më shumë nga Lajme

  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit
  • 10:57Policia arreston tre persona në Ferizaj, sekuestrohen drogë dhe armë
  • 10:43Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në aksidentin në Shqipëri
  • 10:41Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, nisin hetimet
  • 10:17Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata