Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla ndan videon për 4 deputetët e LDK-së: U bashkuan me PDK-në dhe Listën Serbe për të votuar kundër meje

GD
Gazeta Demos23 gusht 2025 në 12:36
Gërvalla ndan videon për 4 deputetët e LDK-së: U bashkuan me PDK-në dhe Listën Serbe për të votuar kundër meje

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka shpërndarë në profilin e saj deklaratën që dha dje lidhur me deputetët e LDK-së, të cilët votuan kundër propozimit që ajo të zgjidhet Kryetare e Kuvendit.

Gërvalla ka theksuar pjesën kur flet për Besian Mustafën, Armend Zemajn, Fadil Hadërgjonajn dhe Anton Qunin, teksa ka thënë se u bënë bashkë me PDK-në dhe Listën Serbe për të votuar kundër saj.

“Imagjinoni, aty në Kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, nipi i Tahir Zemajt, Armend Zemaj, janë të ulur dy komandantët e Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni dhe këta të katërt janë bërë bashkë me PDK-në, edhe me Listën Serbe, për të votuar kundër Donika Gërvallës”, ka shkruar Gërvalla.

Për këtë deklaratë, ajo dje pati disa replika me Qunin.

Quni tha se e ka “standard thelbësor” besnikërinë në politikë dhe tha se nuk mund t’ia besojë një post të rëndësishëm “një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”, duke shtuar se kjo është sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë.

Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla ka bërë një reagim, ku i është drejtuar Qunit duke i thënë “Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Thirrja e mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt, reagojnë nga Aleanca
  • 17:09Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën, nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme
  • 17:02Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive
  • 16:45Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë pas thirrjes të mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt: S'ka nevojë me u tut
  • 16:43Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti