Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka nisur takimet zyrtare, në kuadër të vizitës së saj në Bruksel.

Gërvalla u takua me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman, me të cilin bisedoi mbi vazhdimësinë e reformave në drejtësi

“Me z. Koopman biseduam për vazhdimësinë e reformave në drejtësi, përfshirë funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesin e Vetingut, si dhe paketën prej pesë projektligjesh që janë në konsultim publik. Këto masa synojnë forcimin e integritetit institucional dhe transformimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Gërvalla.