Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar për përkrahjen e madhe që ka marrë në Nabergjan, duke e cilësuar si dëshmi të qartë se puna dhe përkushtimi ndaj qytetarëve shpërblehen me besim dhe mbështetje të sinqertë.
“Nabergjani tregoi se puna dhe përkushtimi shpërblehen me besim e mbështetje të sinqertë. Ky besim i fortë është dëshmi se kur punohet me zemër për qytetarët, rezultatet flasin vetë dhe kjo na jep forcë të vazhdojmë edhe 4 vite të tjera,” ka shkruar Muhaxheri.
