Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, është goditur në shpatull nga një plumb gome, ndërsa po raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas vetë gazetarit, plumbi e ka prekur në mënyrë tangenciale dhe fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Incidenti ka ndodhur në ditën e shtatë të protestës së studentëve në Tiranë, ndërsa tensionet dhe përplasjet me forcat e policisë vijojnë.

