Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazetari Festim Kabashi i bashkohet LDK-së

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 13:07
Gazetari Festim Kabashi i bashkohet LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se gazetari Festim Kabashi i është bashkuar kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në informimin e publikut dhe nga tani do të nisë karrierën politike.

Festim Kabashi ka qenë për vite gazetar e më pas edhe redaktor e producent në televizionin publik të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Mirë se vjen, Festim!

Festim Kabashi, një prej emrave më të njohur e spikatur të gazetarisë, dokumentarëve dhe menaxhimit strategjik në mediat kosovare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, nga gazetar terreni, tek moderatori, redaktori, producenti, deri te drejtuesi i kanaleve kryesore televizive, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend.

I diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike, ai ka ndërtuar një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet. Si autor e producent dokumentarësh, Festimi ka trajtuar temat më të ndjeshme sociale, politike dhe njerëzore, nga varfëria, të drejtat e fëmijëve, e deri te barazia gjinore dhe të drejtat e gruas për trashëgimi. Për punën e tij është vlerësuar me çmime prestigjioze nga UNKT, KOMF dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe BIRN.

Festimi sot nisë një etapë të re në karrierën e tij politike. Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi. Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politke; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim.

Dyert e tona janë të hapura.

Festimi është i martuar me Blerta Foniqi Kabashi dhe kanë dy fëmijë, Klean 18 vjeçe dhe Oson 14 vjeç. Mirë se vjen Festim Kabashi! Paç shëndet e përkushtim në këtë rrugëtim të ri.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 10:37Rugova: Fillimisht mbledhja e grupit parlamentar, pastaj vendosim për seancë
  • 10:36Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
  • 10:07Mbi tri orë pritje, përditësohen të dhënat - kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:04Të shtëna me armë zjarri në Istog, plagoset një person
  • 09:45Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes