“Kurti po e bën Kosovën një problem për Evropën”, ky është titulli që media mediumi zviceran, Blick, ka komentuar zgjedhjet e treta në vetëm 18 muaj në Kosovë , në të cilat sipas rezultateve preliminare, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë humbur rreth 150 mijë vota për vetëm pak mbi 5 muaj.
Mediumi zviceran i atribuon zgjedhjet e 7 qershorit konfliktit mes Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.
“Konflikti mes dy politikanëve është një nga arsyet pse Kosova duhet të mbajë edhe një palë zgjedhje. Pasi Kuvendi nuk arriti të pajtohej për një pasardhës të Osmanit në postin e presidentit, shumica politike u shemb. Nuk mund të formohej një koalicion. Rezultati ishte edhe një palë zgjedhje – të tretat brenda vetëm 18 muajsh”.
Blick e përshkruajnë Kurtin si “një simbole shprese” që është kthyer në “faktor përçarës”, duke theksuar se nga një politikan që në vitin 2021 premtonte luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje të sovranitetit përballë Serbisë, ai është kthyer në një “problem në politikën e jashtme”.
“Tensionet, veçanërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, i tensionuan marrëdhëniet me partnerët perëndimorë. Si Bashkimi Evropian ashtu edhe Shtetet e Bashkuara e akuzuan vazhdimisht Kurtin se po vepronte pa koordinim të mjaftueshëm dhe po përshkallëzonte pa nevojë konfliktet ekzistuese.”
