Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 21:31
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kohë që shkel vlerat dhe interesat e BE-së. Tani po merr faturën për këtë, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Varrimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq dhe minimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën nga ana e Boegradit e kanë mbushur kupën.

Bashkimi Evropian është shume i durueshëm dhe i aftë të durojë shumë kur bëhet fjalë për shtetet kandidatë për anëtarësim. Të gjithë në Bruksel e kuptojnë se reformat e nevojshme janë një balancim i ndjeshëm mes detyrimeve evropiane dhe ndjeshmërive kombëtare, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një koment, transmeton telegrafi.

Por, kur një qeveri as që përpiqet ta gjejë këtë ekuilibër dhe shkel në mënyrë sistematike vlerat evropiane, atëherë edhe durimi i madh prej engjëlli konsumohet në një moment.

Turqia dhe Gjeorgjia tashmë e kanë provuar këtë mbi kurrizin e tyre; negociatat e tyre u pezulluan politikisht. Serbia tani është në të njëjtën rrugë.

Varrimi i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, me nderime ushtarake dhe me përfaqësues të lartë shtetërorë, është pika që e mbush kupën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka mbushur atë prej vitesh: duke minuar normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke shpërfillur sundimin e ligjit, demokracinë dhe ndarjen e pushteteve në vendin e tij, duke i bërë qejfin Putinit dhe duke injoruar sanksionet kundër Rusisë.

Këshilli Evropian tani duhet të tërheq konsekuencat. Me këtë rast, ai me siguri nuk do ta mbyllë derën për në BE përpara zgjedhjeve parlamentare në Serbi në fund të tetorit.

Për serbët, ky mund të jetë shansi i fundit për një perspektivë evropiane, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

gazetagjermanebe-së

Të ngjashme

Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale

Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale

12:14

Më shumë nga Lajme

  • 23:08Thaçi para vendimit: Prokuroria tha se gjoja i mashtrova ndërkombëtarët, diplomatë të respektuar erdhën si dëshmitarë
  • 23:05Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
  • 22:48Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
  • 22:48KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
  • 22:39Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë