Analisti, Astrit Gashi ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet rreth datave 15–20 korrik, duke theksuar se aktualisht nuk ka proces të mirëfilltë të ndërtimit të institucioneve dhe se situata politike është në një bllokadë të përgjithshme.
“Kriza institucionale është krejtësisht krizë në veti dhe nuk ka të bëjë me atë se çka po ndodh me LDK-në. Të paktën kështu mendoj duke i parë raportet me ndërtimin e institucioneve. Nuk është se kemi qenë në mesin e një diskutimi apo marrëveshjeje mes LVV dhe LDK për ndërtimin e institucioneve dhe ka hyrë problem brenda LDK-së. Aktualisht Kurti është duke u marrë me simpoziume ndërkombëtare, nuk është duke u marrë me ndërtimin e institucioneve”, ka thënë ai.


