Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 17:34
Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të jetë rruga për tejkalimin e ngërçit institucional në Kosovë.Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Gashi tha se LVV dhe LDK kanë numrat e nevojshëm për të arritur një marrëveshje, por sipas tij, kjo varet edhe nga kontrolli që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbi grupin parlamentar të partisë.

“Duket që shpëtimi për Kosovën është kjo marrëveshje mes LVV dhe LDK-së. Për shkak të numrave që i kanë”, tha Gashi.

Ai vlerësoi se një marrëveshje e tillë mund të arrihet nëse Abdixhiku arrin ta mbajë nën kontroll qëndrimin e deputetëve të LDK-së.

Megjithatë, Gashi tha se edhe në rast të arritjes së marrëveshjes, mund të shfaqet një problem tjetër, pasi brenda LDK-së, sipas tij, ka grupacione që janë kundër bashkëpunimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.“Sepse nëse arrihet kjo marrëveshje është problemi tjetër, që ka grupacione që janë hapur kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin nga LDK-ja, dhe atëherë i bie që po humbim kohë”, u shpreh ai.

Gashi tha se partitë politike duhet të dalin sa më shpejt me emrat e kandidatëve për president, duke propozuar që të ketë disa alternativa dhe që deputetët të kenë mundësi të votojnë për njërin prej tyre.“Mendoj që tani është koha e fundit që ata ta dalin me emra dhe mbiemra të propozuarve, mund të jetë 1, 2, 3 dhe pastaj është në dorën e deputetëve që ta votojnë të parin, të dytin apo të tretin”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, është e papranueshme që Kuvendi të mos arrijë të zgjedhë presidentin e vendit, pavarësisht numrit të deputetëve shqiptarë.“Sepse është marre, përveç të shkeljeve të ligjeve, kushtetutës, që 100 deputetë shqiptarë mos të jenë në gjendje ta zgjedhin një president”, tha Gashi.

gashimarrëveshjeshpëtimi

Të ngjashme

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja

19:56
Afro 2 orë nga fillimi i takimit, a do të kemi marrëveshje

Afro 2 orë nga fillimi i takimit, a do të kemi marrëveshje

17:54

Më shumë nga Lajme

  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar
  • 17:20Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë
  • 17:18Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë
  • 17:14Vlorë: Dhunohet fizikisht një 50-Vjeçar, shoqërohet një nga autorët