Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi: Provat e Serbisë në Speciale, shkelje e rëndë e drejtësisë – Kuvendi të veprojë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 16:33
Gashi: Provat e Serbisë në Speciale, shkelje e rëndë e drejtësisë – Kuvendi të veprojë

E si katalizator për organizimin e kësaj proteste po konsiderohet fakti se Gjykata Speciale ka pranuar së fundi, si prova mbi 1000 dosje nga MUP-i i Serbisë dhe agjencionet tjera të sigurisë, po ashtu nga Serbia.

Lidhur me këto dëshmi, ka reaguar edhe deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi thotë se të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Marrja dhe përdorimi i materialeve të prodhuara nga institucionet represive të ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë si prova në Dhomat e Specializuara, përbën shkelje të rëndë të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera ai thotë se Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të veprojë në këtë çështje, siç thekson ai, duke nxjerrë ligj të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve të prodhuara nga institucionet represive të Serbisë si prova në gjykatat vendore apo ndërkombëtare që kanë juridiksion mbi Kosovën, dhe sipas tij, të amandamentojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe, nëse është e nevojshme, Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.

“Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi”, shkruan tutje deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:21Dikur e quante "rrugaç", sot Sami Lushtaku pret në takim Fitore Pacollin
  • 12:20Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”
  • 12:14E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë
  • 12:13Musliu me kritika ndaj LVV-së: Marrja, hajnia e keqpërdorimi nuk mbulohen me tepih
  • 12:11Jashari: Deputetët e LVV’së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët