Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 12:41
Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

Ai tha se kjo mund të ndërrojë vetëm nëse ka konsensus të gjerë dhe gjithëpërfshirës ndërmjet grupeve parlamentare dhe se s’mund të ndërmerret njëanshëm nga kryesuesi i seancës.

“Procesi i konstituimit të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, është element thelbësor për garantimin e funksionimit të institucioneve dhe për zhbllokimin e ngërçit politik. Procedura e votimit për Kryetarin përcaktohet qartë nga Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe është interpretuar në mënyrë të njëjtë dhe të qëndrueshme në praktikat e mëparshme të Kuvendit. Sipas vendimit të Kryesisë së kaluar, si organ përgjegjës për përgatitjen e seancës konstituive, dhe sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet duke ndjekur praktikën e konsoliduar të legjislaturave të kaluara, ku votimi ka qenë i hapur”, ka shkruar Gashi.

“Çdo tentativë për të ndryshuar këtë praktikë dhe këtë procedurë — duke kaluar nga votimi i hapur në të fshehtë — mund të bëhet vetëm mbi bazën e një konsensusi të gjerë dhe gjithëpërfshirës ndërmjet grupeve parlamentare, në përputhje me frymën konsensuale të seancës konstituive. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndërmerret me vendim unilateral të kryesuesit të seancës, i cili ka një rol teknik dhe të përkohshëm për të zbatuar rregulloren dhe vendimet paraprake të Kuvendit, jo për t’i ndryshuar ato sipas bindjeve apo vullnetit personal”.

Gashi bëri thirrje për respektim të rregullores si rruga e vetme që çon në zhbllokim.

“Ky është një vlerësim i paanshëm dhe një thirrje për zgjidhjen e problemit: respektimi i rregullores, i vendimeve të Kryesisë dhe i praktikës së deritanishme është rruga e vetme për të ruajtur legjitimitetin institucional, për të ndërtuar konsensus dhe për të zhbllokuar funksionimin normal të Kuvendit në interes të qytetarëve dhe të demokracisë”.

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Kurti: Konstituimi pa marrëveshje të presidentit është përgatitje për shpërndarjen e Kuvendit
  • 12:46PDK: Moskonstituimi i Kuvendit është vazhdim i bllokadës institucionale nga Kurti
  • 12:44Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara
  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes