Ish-deputeti i LDK-së thotë se pavarësisht kritikave ndaj VV-së, për veriun duhet njohur përparimi i bërë.
Gjatë diskutimit për zhvillimet në veriun e vendit, ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka dhënë një vlerësim pozitiv për menaxhimin e situatës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se, pavarësisht kritikave ndaj VV-së në çështje të tjera, për veriun duhet njohur progresi i bërë.
“Gjendja faktike fatkeqësisht është rasti i Banjskës dhe ai i ujësjellësit në veri, dhe këto kanë krijuar energji më pozitive në politikën e brendshme dhe të jashtme në favor të Kosovës,” deklaroi Gashi.
Ai kujtoi se edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për këtë çështje dhe se vetë ai ka mbështetur vendimet e Qeverisë pas rënies heroike të policit Afrim Bunjaku.
