Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi për nisjen e votimit për president me vetëm 64 deputetë: Gabim i rëndë kushtetues

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 22:23
Gashi për nisjen e votimit për president me vetëm 64 deputetë: Gabim i rëndë kushtetues

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se fillimi i votimit për presidente me vetëm 64 deputetë në sallë është gabim i rëndë kushtetues.

Gashi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se duhet marrin pjesë 80 deputetë të paktën në raundin e parë.

Në raundin e parë të votimit, Feride Rushiti mori 63 vota e një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori vota. Seanca u shty për të martën në ora 10:00.

“Standardi kushtetues ekziston dhe është i padiskutueshëm: pa pjesëmarrjen e numrit të kërkuar të deputetëve, procesi është NUL. Ajo që po bëhet sonte është e gabuar, politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme. Nuk mund të ndërtohen institucionet mbi shkeljen e Kushtetutës. Pas përfundimit të këtij votimi, ky proces duhet të shpallet i dështuar”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka thënë se zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike është shkuarja në zgjedhje.

“Në këto rrethana, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike është kthimi te qytetari: shpallja e datës së zgjedhjeve të reja dhe rikthimi i legjitimitetit të plotë institucional. Përgjegjësia bie mbi ata që, edhe pse e dinë qartë standardin kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, po zgjedhin ta injorojnë atë për interesa të momentit politik. Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas nevojës së natës in ajo duhet respektuar. Kosova meriton stabilitet, respekt për Kushtetutën dhe institucione që burojnë nga një proces i pastër, i ligjshëm dhe legjitim”, ka shkruar Gashi.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 19:26Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë
  • 18:58“Liria ka Emër” me thirrje: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator
  • 18:58Miftaraj: Kurti e ka përdorur Deharin si kukull
  • 18:52Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
  • 18:49Përditësimi i fundit, kthehet qetësia në pikat kufitare të Kosovës