Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka vlerësuar se deklaratat e Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun si “mik” nuk janë të sinqerta, duke i cilësuar si tallje dhe mungesë respekti ndaj kreut të LDK-së.
Gashi ka thënë se shkelja e afateve kushtetuese dhe mundësia e zgjedhjeve të reja janë “fillimi i fundit politik të Albin Kurtit”, ndërsa ofertën e VV-së për bashkëqeverisje me LDK-në e ka cilësuar të padinjitetshme
Sipas tij, një kandidat për president duhet të ketë integritet personal e profesional, përvojë institucionale dhe shtetërore, si dhe të jetë mbrojtës i Kushtetutës




