Gazetari, Valon A. Syla, thotë se garës për kryeqytet i prijnë Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK, ndërsa Vetëvendosja ka penalizuar veten me kandidatin e zgjedhur.
Syla shkruan se indikatorët e parë tani pas daljes së listave dhe kandidatëve për asambleistë dhe shqyrtimit të sondazheve sugjerojnë balotazh mes Përparim Ramës dhe Uran Ismailit.
“I analizova listat për Prishtinë dhe të dhënat e sondazheve të fundit. Lirisht mund të them se në Prishtinë ka balotazh dhe atë në mes të LDK dhe PDK, pra Përparim Ramës dhe Uran Ismailit me listat e tyre. I njoh kandidtatët edhe personalisht, dhe këtu e kisha veçu edhe Hajrullah Çekun i cili është ndoshta nga më të mirët e Vetëvendosjes në Qeverinë e fundit, të Kurtit.”
