Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, e ka cilësuar ditën e arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi si “ditën më të mirë për Republikën e Kosovës”.
Sipas Gecit, Gjykata Speciale ka luajtur një rol vendimtar në parandalimin e ndarjes së Kosovës, për çka ai falënderon posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I plotë:
Të dashur miq,
Tani, faleminderit shumë Hashim Thaçit për formimin e Gjykatës Speciale, dhe po ashtu, faleminderit shumë Gjykatës Speciale që parandalove ndarjen e Republikës së Kosovës.
Edhe një herë:
Ne, populli shqiptar i Republikës së Kosovës, duhet të falënderojmë nga zemra të gjithë ata deputetë që e votuan Gjykatën Speciale.
Nuk duhet assesi t’i shajmë apo t’i urrejmë deputetët e PDK-së dhe të tjerët, sepse ndërin më të madh Republikës së Kosovës ia ka bërë pikërisht kjo Gjykatë Speciale.
Ne, viktimat, edhe mund t’ia falim Hashim Thaçit vrasjet politike për të cilat dyshohet se ishin krime kundër kundërshtarëve politikë dhe ok në rregull, qe edhe po ia falim të gjitha.
Por kumunikaten 59 edhe Kosoven kur jo.
Por ndarjen e Kosovës nuk mund t’ia falim, as ne dhe as ata që e çliruan Republikën e Kosovës pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pikërisht dita më e mirë e Republikës së Kosovës ishte dita e arrestimit të Hashim Thaçit, në kohën kur ai ishte nisur drejt një takimi kokë më vete për ndarjen e Republikës së Kosovës.
Parandalimi i ndarjes së Kosovës ishte një rezultat i jashtëzakonshëm i kësaj Gjykate. Të tjerat janë shumë pak të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme shqiptare që do të vijnë pas 50 apo 100 vitesh.
Ndarjen e Kosovës nuk e ndaloi Albini, që gjuante me gurë nëpër rrugët e Kosovës dhe shante krejt dynjanë, përfshirë edhe Amerikën.
Ndarjen e Kosovës e ndaloi Gjykata Speciale.
Ajo ndaloi marrëveshjen që kishin përgatitur Hashimi dhe Vuçiqi kokë më vete, të ndihmuar nga Baton Haxhiu dhe Edi Rama një marrëveshje që përfshinte ndarjen e Kosovës dhe shpërbërjen e Gjykatës Speciale.
Faleminderit shumë Amerikës:
1. Që e çliroi popullin e Kosovës dhe UÇK-në nga Serbia në vitin 1999.
