Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Fuqia e opozitës matet në Mitrovicë dhe Prishtinë”, Valon Syla për zgjedhjet lokale

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 22:32
“Fuqia e opozitës matet në Mitrovicë dhe Prishtinë”, Valon Syla për zgjedhjet lokale

Sonte në Pressing është duke u diskutuar për balotazhin e së dielës dhe zhvillimet që lidhen me qeverinë.

Pjesë e këtij debati është edhe gazetari Valon Syla. Ky i fundit ka deklaruar se njerëzit e qeverisë kanë fokus kryesor në komunën e Mitrovicës.

Ai ka thënë edhe se, njerëzit e VV’së e dinë që rezultati atje është i ngushtë.

‘’Dihet që në këto zgjedhje fokusi kryesor i qeverisë i njerëzve që s’po duan me ra e me zhdryp prej xhipave, është një koncentrim i madh në Mitrovicë, që do të thotë komplet njerëzit e Prishtinës nivelit qendror të VV, prej Kurti e të poshtë janë bajtë në Mitrovicë. Pra është një presion i madh në Mitrovicë që po shihet prej VV’së, dhe Albin Kurti veç që s’po flen atje. Po e dinë që rezultati është i ngushtë’’, ka deklaruar Syla.

Tutje i njëjti ka thënë edhe se fuqia e partive të ish-opozitës do të varet nga rezultati në Prishtinë edhe në Mitrovicë.

‘’ Në Prishtinë, po e shoh një demoralizim te VV-ja prej qytetit, koalicionet e nivelit të lartë do të thotë PDK-LDK, dhe mbështetja e individëve të fuqishëm si familja Thaçi, mendoj që është një koncept jo vetëm për Përparim Ramën, por është koncept më i madh i një partneriteti më afatgjatë që reflekton edhe në zgjedhjet nacionale. Fuqia e opozitës, a e ka përnime me rrëzu VV’në apo s’e ka, ka me u matë me Mitrovicë edhe Prishtinë’’, ka thënë ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin