Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

FSK-ja stërvitet në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortaja

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 10:09
FSK-ja stërvitet në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortaja

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar aktivitetin e gjuajtjes taktike me mortaja në stërvitjen e cila po zhvillohet në Biza të Shqipërisë.

Siç bën të ditur kjo forcë, ushtrimi po zhvillohet në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me Organizatën për Menaxhimin e Trajnimeve dhe Asistencës së Sigurisë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO).

“Ky aktivitet synon rritjen e gatishmërisë operative, forcimin e bashkëpunimit rajonal mes forcave tona dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

“Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktike i fokusuar në tri detyra kryesore: Trajnimi me mortaja (Mortar training), Kursi për udhëheqës të këmbësorisë dhe Mortajave (Infantry mortar leader course), Vëzhgues i përparmë (Forëard observer) ku janë stërvitur në: Përdorimin e sigurtë të mortajave, shënjestrimi, gjuajtja, stërvitje e procedurave të koordinimit dhe komunikimit midis elementeve të zjarrit dhe njësive taktike, shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira me trajnerët dhe këshilltarët e partnerëve ndërkombëtarë etj”.

“Ky bashkëpunim forcon kapacitetet profesionale të FSK-së dhe kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin rajonal përmes trajnimit të sinkronizuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët tanë”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 20:49“E kërcënonte se nuk do ta shihte më vajzën”, çfarë rrëfeu babai i Dianës në prokurori
  • 20:42Mbahet “Darka e Lamës”, tradita e mirënjohjes për të korrat
  • 20:41QKUK: Onkologjia ka furnizim të rregullt me Keytruda, jo të gjithë pacientët i plotësojnë kriteret për ta marrë
  • 20:34Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027
  • 20:33Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale, projekti është gati, UNDP po na ndihmon, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës