Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Berisha dënohet me burg të përjetshëm

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 11:18
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Berisha dënohet me burg të përjetshëm

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me thikë në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021.

Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP .

Viktima u godit me thikë para syve të fëmijës së çiftit

Viktima, 22-vjeçe, ishte masakruar nga partneri i saj teksa përpiqej në mënyrë dëshpëruese të kërkonte ndihmë nga forcat e rendit, duke i rënë ziles së interfonit të komisariatit të Hayange, i cili ndodhet 45 metra larg banesës së saj, prej nga kishte ikur përmes dritares.

Partneri i saj e kishte ndjekur me thikë në rrugë, duke e goditur në sytë e fqinjëve dhe të fëmijës së çiftit, e cila në atë kohë ishte 4-vjeçe.

Një skenë e cilësuar “jashtë normales për nga dhuna” nga prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, të premten. “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës së tij nuk e penguan të vazhdonte aktin”, vijoi ai. “Si në korrida, ai e ka shpuar për ta dobësuar para se t’ia merrte jetën, e më pas ka pështyrë mbi trupin e saj, një goditje shtesë e poshtërsisë!”

Ai kishte kërkuar konfirmimin e dënimit të dhënë në shkallë të parë, duke e cilësuar atë si një “dënim të eliminimit shoqëror”.

Nga ana tjetër, Arnaud Blanc, avokati i Liridon Berishës, sipas medias “ Ouest-France ”, kujtoi se klienti i tij ishte “lindur në vitin 1998, në mes të luftës së Kosovës, aty ku ndodhi masakra më e madhe e asaj lufte, dhe se pas mbërritjes në territorin francez ishte vendosur nën kujdes, pasi ‘brenda familjes mbizotëronte tmerri’”.

Por, femicidi shkaktoi polemikë. Forcat e rendit kishin ndërhyrë rreth dhjetë herë në banesën e çiftit para se të kryhej akti i tmerrshëm. Disa muaj para vrasjes, viktima kishte paraqitur një kallëzim, i cili nuk ishte përcjellë në prokurori.

Francë

Më shumë nga Lajme

  • 18:43Mbi 3 mijë shërbime logopedike në QKUK gjatë periudhës janar–shtator
  • 18:41Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës
  • 18:41Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik
  • 18:13Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit