Franca, Holanda dhe Belgjika regjistruan 3,700 vdekje të tjera, pas goditjes nga vala e të nxehtit. Shumë vende evropiane u prekën nga temperaturat e larta, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave rrezikon që të rritet.
Ekspertët kanë thënë se vala e të nxehtit, e cila zgjati nga rreth 20 deri më 28 qershor, ishte më e keqja e regjistruar ndonjëherë në Evropë, duke shkaktuar edhe ndërprerje të prodhimit të energjisë, duke dëmtuar infrastrukturën dhe rënduar sistemet shëndetësore.

