Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të shumta në disa komuna të Kosovës, duke rrezikuar infrastrukturën dhe sigurinë e qytetarëve.

Vërshime të mëdha janë raportuar edhe në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Sipas raportimeve nga mediat lokale ku janë publikuar edhe pamje, raportohet se pothuajse i gjithë fshati është vërshuar nga uji.