Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Fluturimet vijojnë normalisht”, Aeroporti i Tiranës del me njoftim

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 16:21
“Fluturimet vijojnë normalisht”, Aeroporti i Tiranës del me njoftim

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se puna në këtë aeroport vijon normalisht dhe në kapacitet të plotë, duke përgënjeshtruar informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për funksionimin e tij.

Në një njoftim në Facebook, aeroporti bën me dije se të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, po kryhen sipas orareve të paracaktuara dhe se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve.

Lexoni të plotë postimin:

Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, sqarojmë se:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, jemi në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit.

Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor.

tiranësaeroportifluturimet

Më shumë nga Lajme

  • 17:10Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën
  • 16:48Drejtori i Policisë: 167 shtetas të arrestuar për pesë ditë, 7 policë janë pezulluar
  • 16:34Gjini: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet
  • 16:26Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës
  • 16:23Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë