Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Fluks rekord në Morinë, mbi 1.3 milionë hyrje-dalje vetëm gjatë korrikut

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 11:05
Fluks rekord në Morinë, mbi 1.3 milionë hyrje-dalje vetëm gjatë korrikut

Pika Kufitare e Morinit po përjeton një nga periudhat më të ngarkuara të vitit, me mijëra qytetarë që kalojnë çdo ditë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë për pushimet verore, transmeton albinfo.

Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, vetëm gjatë 12 orëve të fundit janë përpunuar mbi 21 mijë qytetarë dhe më shumë se 6 mijë automjete. Prej tyre, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.

Për të shmangur kolonat dhe vonesat, në Pikën Kufitare të Morinit janë vënë në funksion 12 sportele, ndërsa vazhdon të zbatohet marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Pushuesit nga Kosova vazhdojnë ta rendisin Shqipërinë ndër destinacionet e tyre kryesore verore, duke vlerësuar afërsinë, bregdetin dhe ofertën turistike.

Ndërkohë, muaji korrik po mbyllet me një shifër rekord prej mbi 1 milion e 362 mijë hyrje-daljesh të qytetarëve në Pikën Kufitare të Morinit, duke konfirmuar edhe një herë intensitetin e lartë të lëvizjes mes dy vendeve gjatë sezonit të verës.

Më shumë nga Lajme

  • 08:15KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
  • 08:14Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 08:11Greva e punëtorëve të Infrakos, sot pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë
  • 08:10Vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray
  • 07:59Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për krejt javën