Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fluks rekord në Morinë: Gati 800 mijë qytetarë kaluan kufirin në dy javë

GD
Gazeta Demos20 korrik 2025 në 13:34
Fluks rekord në Morinë: Gati 800 mijë qytetarë kaluan kufirin në dy javë

Pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën, po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik, duke shënuar një rekord të ri sa i përket lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve.

Vetëm nga data 1 deri më 17 korrik 2025, në këtë pikë janë përpunuar 386,868 hyrje dhe 409,595 dalje të shtetasve, ndërsa mbi 250 mijë mjete kanë kaluar kufirin në të dy drejtimet. Ky fluks përbën një nga më të lartit ndonjëherë të regjistruar në këtë pikë kufitare.

Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e qarkullimit përfshin pushues nga Kosova që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar, udhëtarë nga vendet e Bashkimit Evropian që kalojnë tranzit në Shqipëri drejt Kosovës, si dhe mërgimtarë që kthehen për pushime në vendlindje.

Për të përballuar këtë situatë, në Morinë janë vendosur në funksion 7 sportele pune, të ndara sipas kategorive të mjeteve, me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe uljes së pritjes në kufi.

Me rreth 800 mijë qytetarë që kanë hyrë dhe dalë vetëm në dy javët e para të korrikut, Morina konfirmohet si një nga arteriet kryesore të lëvizjes në rajon gjatë verës. Autoritetet kufitare thonë se sfida mbetet garantimi i sigurisë dhe shpejtësisë së kalimit, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë efikasitet.

Përveç kësaj pike, masa të ngjashme janë marrë edhe në të gjitha pikat tjera kufitare që janë nën varësinë e Drejtorisë Vendore për Kufirin Kukës, për t’u përballur me fluksin e lartë që pritet të vazhdojë edhe në javët në vijim.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb