Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flet vëllai i Bekim Halilaj që u gjet i varur në Bruksel, tregon arsyen e vdekjes

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 11:37
Flet vëllai i Bekim Halilaj që u gjet i varur në Bruksel, tregon arsyen e vdekjes

Vëllai i 29-vjeçarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.

Në Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.

“ Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni ”, tha ai.

Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin.

“ Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup ”.

Avokatja, Enida Rrapai, ka deklaruar se çështja është e një intensiteti të lartë, dhe pista kryesore ku prokurori po heton është ajo e vetëvrasjes.

“Pista kryesore është pjesa e vetëvrasjes të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë vetëm personat e familjes që mund të kenë akses në dosje, pasi mund të regjistrohen si palë civile ”, tha avokatja.

Bekim Halilaj, 29 vjeç, nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje.

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Pritje deri në 40 minuta në kufi, kjo është pika me e ngarkuar kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat